Tashmë, me nisjen e funksionimit normal të pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës vihet re se nga dita në ditë shtohet numri i qytetarëve vendas dhe të huaj që nëpërmjet kësaj pike hyjnë në drejtim të vendit tonë apo dalin prej këndej në drejtim të shtetit grek.
Sipas burimeve nga Komisariati i Kufirit mësohet se në 24 orët e fundit nga kjo pikë kanë hyrë drejt Shqipërisë gjithsej 540 qytetarë, nga të cilët 121 kanë qenë shqiptarë dhe 419 të huaj. Ndërkohë që kanë dalë në drejtim të shtetit grek gjithësejt 462 qytetarë, nga të cilët 162 shqiptarë dhe 300 shtetas të huaj.
Lëvizja e qytetarëve por edhe e mjeteve bëhet duke zbatuar gjithë kërkesat nga të dy anët e kufirit, në hyrje dhe dalje. /sarandacity.al/