Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Shtrëngatat e pritshme në territorin shqiptar: a do e përfshijnë Sarandën?

by PorositWeb
18 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa plazhet kryesore të Shqipërisë janë braktisur nga paralajmërimet për shira të stuhishëm në orët e pasdites, në Sarandë ato vijojnë të jenë plot pushues, edhe pse ne qiell shfaqen re të bardha prej atyre që mund të shndërrohen në të zeza sakaq.

Por parashikimet e deritanishme thonë se Saranda nuk do preket nga ndonëj stuhi me risk. Maksimalisht në jug, shiu mund të përfshijë Gjirokastrën por jo më këtej.

Metereologia Lajda Porja tha për TCH se reshjet mund të jenë problematike për Kukësin, Pukën, Shkodrën, Lezhën, Tiranën dhe Elbasanin.

“Stuhia e cila mbrëmë ka qarkulluar në zonën e Alpeve në veriun e Italisë dhe gjatë vendeve të rajonit, ka përfshirë pjesën më të madhe duke sjellë rebeshe shiu ka pasur dhe territori shqiptar. Në fakt, Shqipëria është paraqitur gjatë gjithë kësaj situate diçka më ndryshe dhe më mirë se vendet e rajonit.

Kjo stuhi kuptohet që ka ardhur e degraduar, reshjet janë prezente, por herë pas here të shoqëruara dhe me stuhi ere. Në fakt, në Shqipëri reshjet kanë qenë kryesisht jo më shumë se 7 mm, parashikohet që situata të mbetet e paqëndrueshme, por kemi një përmirësim të dukshëm në pjesën më të madhe të bregdetit, ku reshjet do të jenë të pakta në orët në vijim dhe mbeten problematike vetëm zonat malore, kryesisht veriore dhe ajo verilindore. Do të theksoja që në momente të shkurtra do të kemi intensifikim të reshjeve, kryesisht më problematik do të jenë Kukësi, Puka, Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani…”, tha Porja.

Kujtojmë se më e fundit shtrëngatë me reshje në Sarandë ka qenë në verën e 2019-ës, në orët e mbrëmjes, ku dëmet më të mëdha atë natë i pati Greqia fqinje. /sarandacity.al/

 

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Qafë Bota 24 orë: një bilanc hyrje-daljesh

Next Post

Votimi: kush janë 7 sarandiotët e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli
Sociale

S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli

19 Nëntor, 2023
Greqia, nën pushtetin e dhunës te të miturit
Sociale

Greqia, nën pushtetin e dhunës te të miturit

14 Nëntor, 2023
Një kthesë revolucionare në mjekësi: a po afrohet vaksina kundër kancerit?
Sociale

Një kthesë revolucionare në mjekësi: a po afrohet vaksina kundër kancerit?

10 Nëntor, 2023
Seanca e parë në gjykatë Bido-Beleri, s’ka pajtim
Sociale

Seanca e parë në gjykatë Bido-Beleri, s’ka pajtim

9 Nëntor, 2023
Qyteti sicilian që ofron shtëpi të braktisura falas: a do të jetonit këtu?
Sociale

Qyteti sicilian që ofron shtëpi të braktisura falas: a do të jetonit këtu?

9 Nëntor, 2023
Rekordi klimatik i 2023-shit: më i nxehti në 1250 shekujt e fundit!
Sociale

Rekordi klimatik i 2023-shit: më i nxehti në 1250 shekujt e fundit!

8 Nëntor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.