Një ngjarje e rëndë në çift, e ngjashme me atë të Glyka Nera-s, po trondit Greqinë këto orë.
Carolina në këtë rast është një 26-vjeçare e quajtur Garyfallia, e cila u vra duke u shtyrë e rënë nga shkëmbi prej të dashurit të saj Kostas Psarakos teksa ishin me pushime.
Ky i fundit e ka servirur fillimisht ngjarjen si aksident, derisa e ka pranuar se është ai njeriu që i morri jetën në mënyrë makabre, pasi ishin zënë.
Ndaj, zemërimi i babait të 26-vjeçares, i cili u vra nga i dashuri i saj 30-vjeçar, ndërsa ishin me pushime në Folegandros, është i shfrenuar.
Ai kishte dyshuar që në fillim se 30-vjeçari qëndronte pas vdekjes së vajzës së tij ndërsa thotë se familje të tjera nuk duhet ta kenë këtë fast me vajzat e tyre.
“Të kalbet në burg. T’i jepet dënimi më i madh që aktualisht ekziston nga drejtësia greke”, tha ai.
“Ai më vrau fëmijën. Që në momentin e parë, diçka brenda meje tha se ishte një vrasje dhe jo një aksident. Që në fillim besoja se ai ishte vrasësi i vajzës sime. Ai na shkatërroi. Ai shkatërroi familjen time, ai na gjunjëzoi”, ishin fjalët e para të babait, duke ditur që në fillim që vajza e tij ishte vrarë. /sarandacity.al/
Hello! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but
I’m not seeing very good results. If you know of any please share.
Thanks! I saw similar article here: Bij nl
The album featured the 2 remastered singles “Fiction” and “8AM”, whereas the album additionally featured demos of songs that were never previously released, akin to “Painting”, which was the primary track the band had ever recorded and wrote collectively.