Një verdikt nga drejtësia italiane në lidhje me një bandë trafikantësh droge nga Shqipëria në Itali, ka zbuluar indirekt aktivitetin e një skafisti në një ngjarje të ndodhur në Sarandë tre vite më parë.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Antonio Summa nga Brindisi, i cili, paraditen e 21 majit 2018 u kap në Gjirin e Sarandës, ose ndryshe në vendin e quajtur Gjiri i Kasolles, në një gomone. Ndodhi kjo pasi një oficere policie e pa rastësisht teksa hynte i shkujdesur në brendësi të ujrave shqiptare. Dhe, sapo pa t’i afrohej Policia, ajo kufitare dhe e rendit, ai tentoi të hidhte në det një celular që më pas iu sekuestrua.
Ai tha për policinë se gabimisht kishte ngatërruar rrugën dhe ishte futur në Sarandë. Gjykata e la atë të lirë duke i bllokuar pasaportën por hetimet zbuluan se në celular ai kishte te shënuar disa numra shqiptarë.
Dënimi nga drejtësia italiane zbulon se ardhja e atëhershme e Antonio Summa-s në Sarandë ishte pikërisht për trafik droge dhe jo se ngatërroi rrugën.
Bashkë me të, me 70 vite burg ne total, u dënuan dhe: Alban Limaj, Teodoro Vindice, Alvaro Aliaj, Erfan Bajrusi, Mario Epicoco, Geraldo Ismailaj, Claudio Rillo, Vitantonio Roma, dhe Cosimo Conte. /sarandacity.al/