PD do të hyjë në parlament me të vetmin qëllim: zgjedhje të parakohshme.
Këtë ka bërë me dije deputetja në pritje e Sarandës Ina Zhupa në një prononcim për A1 Report.
Sipas saj, shtatori nis me tjetër betejë opozitare, jashtë dhe brenda parlamentit.
Referuar rikonfirmimit të Bashës në krye të PD-së, Zhupa tha se “vota që demokratët i dhanë Bashës është detyrimi ynë që ne ta përkthejmë në aksion opozitar”.
“PD nuk do të mjaftohet me betejën vetëm në parlament, por betejë në çdo cep të Shqipërisë.
Eshtë e rëndësishme që nuk ka një afat për ndryshimin, nuk është 2025.
Ne do e përshpejtojmë betejat duke nxjerrë në pah çdo deformim”, tha ajo, duke theksuar: “Ne do i qëndrojmë ballë për ballë Ramës për të mirën e vendit”. /sarandacity.al/