Me gjasë, aksi Kardhiq – Delvinë do të jetë në dispozicion të qarkullimit të automjeteve në sezonin e ardhshëm.
Këtë premtim i ka bërë ministrja Balluku shefit të saj Rama në inspektimin e këtij aksi të shndërruar në legjendë për shkak të kohës së gjatë të ndërtimit dhe problemeve të natyrave të tjera që e kanë vonuar kaq shumë.
Si afat përfundimi ka gushtin e vitit tjetër, por për Ballukun, kur sezoni të nis, pra ai i 2022, një pjesë e rrugës do bëhet e aksuesueshme.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Gjirokastrës, përkundër perceptimit se ky aks do e dëmtojë këtë qytet, pasi shmang një pjesë të madhe të qarkullimit të automjeteve drejt Sarandës, u tregua entuziasit, pasi sipas tij, aksi do i trajtojë dy qytet si një treg të përbashkët. /sarandacity.al/
https://youtu.be/bHFEIN-3MOE