Arkivat Shqiptare kanë publikuar një shënim të vogël memorial mbi Bajo Topullin, në përvjetorin e ndarjes nga jeta. Ai ishte vëlla i Çerçizit, që ndryshe nga Çeçua që ndërroi jetë në Shkodër, ai, Bajua, u shua në Sarandë.
Ndërkohë, ndryshe nga Çeçua që ishte i pushkës, Bajua ishte i lapsit, pasi drejtoi bashkinë e Gjirokastrës. Megjithatë, edhe ai u bë komit, madje i quajtur ndryshe si “Garibald”.
“Përkujtojmë sot atdhetarin, mësuesin, ish-kryetarin e bashkisë Gjirokastër Bajo Topullin (Bajram Fehmi Topulli) në ditën e ndarjes nga jeta, 24 korrik 1930. Ai lindi në Gjirokastër në vitin 1868. Është vëllai i veprimtarit të çështjes kombëtare kapedan Çerçiz Topullit.
Në rini dërgohet për shkollim në Stamboll në ryzhdije ushtarake (progjimnaz osman) e më pas studioi në idadije (gjimnaz) në profilin shkencor. Gjatë shkollimit u njoh me atdhetarë të ndryshëm shqiptarë si Jani Vreto, Naim Frashëri, Rauf bej Leskoviku e shumë të tjerë që ndikuan në formimin e tij jo vetëm intelektual por edhe si patriot.
Fillimi i shekullit të XIX do ta gjente atë në rolin e mësuesit në Manastir e Selanik ku nën ndihmesën e tij të drejtpërdrejtë do të hapej komiteti “Për lirinë e Shqipërisë” si edhe do të ishte antar i “Komisionit të Alfabetit” (përkrahes i alfabetit Latin).
Bajon do ta ndeshim jo vetëm si mësues por edhe në rolin e komitit nën emrin “Garibaldi i Shqipërisë” i cili merr hak duke vrarë Dhespotin e Korçës, Fotin për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit.
Çeta e tij u krijua në teqen bektashie të Melçanit dhe do të ndërmerrte një sërë operacionesh në zonën e Korçës deri në ditën e Pavarësisë. Pas Pavarësisë e gjejmë në Turqi nën shërbimin e Ataturkut në disa funksione qeveritare dhe vetëm ne vitin 1925 ai kthehet në Shqipëri ku pas pesë vitesh do të ndërronte jetë në Sarandë”. /sarandacity.al/
Hi! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Cheers! You can read similar art here:
Eco wool
Summer is at all times a time for celebration, and this song is about celebrating the laborious work that everybody did in class and having fun on their break.
Sugar Defender For several years,
I have actually fought unpredictable blood glucose swings
that left me feeling drained and lethargic. But considering that integrating Sugar my power
degrees are now steady and regular, and I no more hit a wall in the mid-days.
I appreciate that it’s a mild, natural method that doesn’t featured any kind of unpleasant adverse effects.
It’s truly transformed my daily life.