Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Dha frymën e fundit në Sarandë: kush ishte Bajo Topulli, vëlla i Çeços

by PorositWeb
24 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Arkivat Shqiptare kanë publikuar një shënim të vogël memorial mbi Bajo Topullin, në përvjetorin e ndarjes nga jeta. Ai ishte vëlla i Çerçizit, që ndryshe nga Çeçua që ndërroi jetë në Shkodër, ai, Bajua, u shua në Sarandë.

Ndërkohë, ndryshe nga Çeçua që ishte i pushkës, Bajua ishte i lapsit, pasi drejtoi bashkinë e Gjirokastrës. Megjithatë, edhe ai u bë komit, madje i quajtur ndryshe si “Garibald”.

“Përkujtojmë sot atdhetarin, mësuesin, ish-kryetarin e bashkisë Gjirokastër Bajo Topullin (Bajram Fehmi Topulli) në ditën e ndarjes nga jeta, 24 korrik 1930. Ai lindi në Gjirokastër në vitin 1868. Është vëllai i veprimtarit të çështjes kombëtare kapedan Çerçiz Topullit.

Në rini dërgohet për shkollim në Stamboll në ryzhdije ushtarake (progjimnaz osman) e më pas studioi në idadije (gjimnaz) në profilin shkencor. Gjatë shkollimit u njoh me atdhetarë të ndryshëm shqiptarë si Jani Vreto, Naim Frashëri, Rauf bej Leskoviku e shumë të tjerë që ndikuan në formimin e tij jo vetëm intelektual por edhe si patriot.

Fillimi i shekullit të XIX do ta gjente atë në rolin e mësuesit në Manastir e Selanik ku nën ndihmesën e tij të drejtpërdrejtë do të hapej komiteti “Për lirinë e Shqipërisë” si edhe do të ishte antar i “Komisionit  të Alfabetit” (përkrahes i alfabetit Latin).

Bajon do ta ndeshim jo vetëm si mësues por edhe në rolin e komitit nën emrin “Garibaldi i Shqipërisë” i cili merr hak duke vrarë Dhespotin e Korçës, Fotin për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit.

Çeta e tij u krijua në teqen bektashie të Melçanit dhe do të ndërmerrte një sërë operacionesh në zonën e Korçës deri në ditën e Pavarësisë. Pas Pavarësisë e gjejmë në Turqi nën shërbimin e Ataturkut në disa funksione qeveritare dhe vetëm ne vitin 1925 ai kthehet në Shqipëri ku pas pesë vitesh do të ndërronte jetë në Sarandë”. /sarandacity.al/

Tags: DikurPerditshmeri
Previous Post

Një zonjë e rrallë në Sarandë për “Tango në Kavaletë”

Next Post

Policia greke kap të riun shqiptar, tmerr i të moshuarve

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Kujtesë

Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit

16 Korrik, 2023
Dy korriku ’90: sa shqiptarë “çanë ferrën” me ambasadat?
Kujtesë

Dy korriku ’90: sa shqiptarë “çanë ferrën” me ambasadat?

2 Korrik, 2023
Historia e Charles Ponzi: si u bë mashtruesi më i famshëm i të gjitha kohërave
Kujtesë

Historia e Charles Ponzi: si u bë mashtruesi më i famshëm i të gjitha kohërave

21 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.