Ish-deputeti sarandiot, njëherësh ish-ministër, Anastas Angjeli, promovoi librin më të fundit të tij- “Përballë krizës”, në bashkëautorësi me njohësin e ekonomisë Adrian Civici.
Në një shënim nga Universiteti Mesdhetar, drejtues të të cilit janë dy autorët, thuhet se “ky libër vjen si një analizë më e thellë dhe e detajuar sa i përket e zhvillimeve, ndikimeve implikimeve, problemeve, e pasojave që kriza e koronavirusit krijoi”.
Dy ekspertët e ekonomisë, kanë depërtuar në zemër të mekanizmave të kësaj krize’ shumedimensionale, humane e shëndetësore, ekonomike e sociale, financiare dhe teknologjike. Ata kanë analizuar gjithashtu mendimin ekonomik shkencor, shkollat e këtij mendimi, por dhe të një ndryshimi të madh praktik dhe pasojat”.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, njëherësh deputetja në pritje e Sarandës Anila Denaj, theksoi se e ardhmja është e vështirë të parashikohet, por çdo krizë sjell me vete edhe oportunitete. ‘Duke kuptuar se sa e vështirë ishte kjo krizë për bizneset ne duhet të bëjmë të mundur të orientojmë pikërisht në ato fusha ende të pashfrytëzuara plotësisht ku egzistojnë këto oportunitete. Ky ishte një mësim i mirë që morëm nga kjo krizë globale”, citohet të ketë thënë Denaj. /sarandacity.al/