Horoskopi është ndër ato rubrika mediatike që i ka rezistuar fuqimisht dhe stoikisht kohës. Me një minutazh minimal kur ofrohet telegrafikisht (në rast mediash audiovizuale), por me një hapësirë jo të vogël në median e shkruar – së fundi e pranishme “n’ballë t’faqes” dhe në median online, ka raste kur ofrohet dhe në trajtën e një specialeje – si fjala vjen, horoskopi i vitit – apo si një hapësirë më e gjerë në televizion, me astrologë të ftuar në studio, ku me një kompetence komike – parë kështu prej atyre që nuk janë bërë pjesë e beriahajit për të mësuar fatin në ca rreshta e fjalë kinse me burim qiellor – u parashkruajnë fatin njerëzëve nëpërmjet kalkulimeve astroligjike me yje e planete.
Por a vërtet është për t’u besuar? Ose, ata, ndjekësit më të zellshëm të horoskopit, vërtet besojnë në të, apo thjesht është një englendisje me veten prej forcës tërheqëse që ka; tek e fundit, njeriu do donte ta dinte të ardhmen e tij, ndonëse kjo nuk është shumë logjike për bukurinë dhe kuptimin e drejtë të jetës?
Horoskopi u shfaq që me rënien e regjimit në komunikimin mediatik. Për shqiptarët e zhytur në afetarizëm por në supersticion ekstrem – ku besimin e qashtërt e zëvëndësuan me zhytjen me kokë në llumin e mbetur të kafesë në fundin e filxhanit, për të lexuar në korelacionet e imëta të formave e trajtave të ardhmen e afërt e të largët, horoskopi i servirur në TV, Radio e ato pak gazeta, ishte mrekullia vetë. Nuk kishte vend për të gjykuar racionalisht se diçka e tillë është në fakt marrëzia vetë – mjaft fakti se në shenjën e horoskopit të atyre qindrave a mijërave që vdesin çdo ditë në botë, askund nuk thuhet në shenjën e tyre ditore se për ta “kjo është dita e fundit e jetës”.
Në këtë pikë, por dhe në shumë të tjera, nuk ka asnjë krahasim mes parashikimit të fatit dhe parashikimit të motit. Moti është një shkencë e mirëfilltë, ku dhe aty ka një marzh gabimi, ndërsa horoskopi është një iluzion njerëzor nga më pak ose aspak simpatikët.
Dhe për 20 e kusur vite, e vetmja rubrikë mediatike që nuk ka shenja të shuhet, është pikërisht horoskopi.
Atë e has ngado, në çdo menu komunikimi, e imponuar nga tregu. “Njerëzit e duan, pse mos jua servirim?” – është parimi që ndiqet në të tilla raste. Dhe gjindja e ha me qejf…atë “kokër ulliri”! /sarandacity.al/
795984 720929Thank you for the auspicious writeup. It in fact was a amusement account it. Appear advanced to far more added agreeable from you! However, how could we communicate? 302667
452862 338233Outstanding read, I just passed this onto a friend who was performing some research on that. And he actually bought me lunch since I discovered it for him smile So let me rephrase that: Thank you for lunch! 647038
312492 57902Do you mind if I quote a couple of your posts as long as I give credit and sources back to your internet site? My weblog is inside the exact identical area of interest as yours and my visitors would truly benefit from some with the information you offer here. Please let me know if this ok with you. Thanks! 121424
894340 709457Basically wanna remark that you have a really nice web site , I enjoy the layout it really stands out. 755707