Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Horoskopi: vitet ikin, marrëzia mbetet!

by PorositWeb
25 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Horoskopi është ndër ato rubrika mediatike që i ka rezistuar fuqimisht dhe stoikisht kohës. Me një minutazh minimal kur ofrohet telegrafikisht (në rast mediash audiovizuale), por me një hapësirë jo të vogël në median e shkruar – së fundi e pranishme “n’ballë t’faqes” dhe në median online, ka raste kur ofrohet dhe në trajtën e një specialeje – si fjala vjen, horoskopi i vitit – apo si një hapësirë më e gjerë në televizion, me astrologë të ftuar në studio, ku me një kompetence komike – parë kështu prej atyre që nuk janë bërë pjesë e beriahajit për të mësuar fatin në ca rreshta e fjalë kinse me burim qiellor – u parashkruajnë fatin njerëzëve nëpërmjet kalkulimeve astroligjike me yje e planete.

Por a vërtet është për t’u besuar? Ose, ata, ndjekësit më të zellshëm të horoskopit, vërtet besojnë në të, apo thjesht është një englendisje me veten prej forcës tërheqëse që ka; tek e fundit, njeriu do donte ta dinte të ardhmen e tij, ndonëse kjo nuk është shumë logjike për bukurinë dhe kuptimin e drejtë të jetës?

Horoskopi u shfaq që me rënien e regjimit në komunikimin mediatik. Për shqiptarët e zhytur në afetarizëm por në supersticion ekstrem –  ku besimin e qashtërt e zëvëndësuan me zhytjen me kokë në llumin e mbetur të kafesë në fundin e filxhanit, për të lexuar në korelacionet e imëta të formave e trajtave të ardhmen e afërt e të largët, horoskopi i servirur në TV, Radio e ato pak gazeta, ishte mrekullia vetë. Nuk kishte vend për të gjykuar racionalisht se diçka e tillë është në fakt marrëzia vetë – mjaft fakti se në shenjën e horoskopit të atyre qindrave a mijërave që vdesin çdo ditë në botë, askund nuk thuhet në shenjën e tyre ditore se për ta “kjo është dita e fundit e jetës”.

Në këtë pikë, por dhe në shumë të tjera, nuk ka asnjë krahasim mes parashikimit të fatit dhe parashikimit të motit. Moti është një shkencë e mirëfilltë, ku dhe aty ka një marzh gabimi, ndërsa horoskopi është një iluzion njerëzor nga më pak ose aspak simpatikët.

Dhe për 20 e kusur vite, e vetmja rubrikë mediatike që nuk ka shenja të shuhet, është pikërisht horoskopi.

Atë e has ngado, në çdo menu komunikimi, e imponuar nga tregu. “Njerëzit e duan, pse mos jua servirim?” – është parimi që ndiqet në të tilla raste. Dhe gjindja e ha me qejf…atë “kokër ulliri”! /sarandacity.al/   

Tags: Kryesore
Previous Post

“Lufta” për ujin, ankesa: Ç’po heqim ne banorët e Kopshti nr. 5

Next Post

Nga Shqipëria në Greqi: me drogë në krah, u “zë rrugën” policia

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa
Sociale

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa

18 Mars, 2023
Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK
Sociale

Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK

16 Mars, 2023
Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore
Sociale

Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore

8 Mars, 2023
Vrau tre gra, asnjë pendesë
Sociale

Rasti Dan Hutra: vëllai e do të vdekur!

8 Mars, 2023
Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi
Sociale

Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi

7 Mars, 2023
Tragjedia hekurudhore greke: njeriu që akuzohet si shkaktar i saj
Sociale

Tragjedia hekurudhore greke: njeriu që akuzohet si shkaktar i saj

6 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.