Të martën, më 27 korrik, do jetë kalimi i parë në tunelin e Skërficës, vepra më e madhe dhe më e rëndësishme e aksit Kardhiq – Delvinë, nga e cila, që vitin tjetër do i thuhet lamtumirë Qafës së sikletshme të Muzinës.
Lajmi është dhënë në faqen Gurra Seniciote nga një autoritet zyrtar lokal afër zhvillimeve në kantieret e kujdesit të posaçëm qeveritar.
Ndërkohë, në fund të lajmit ka dhe një fjali kuiz, mbi atë se kush do kalojë i pari. I pari do jetë i pari i qeverisë, i cili do qe aty para pak ditësh për inspektim.
Skërfica është në metrat e fundit për t’u hapur, pas së cilës nisin procese të tjera në këtë tunel.
https://youtu.be/35PwHuIl528
Megjithatë, rrugëtimi aty me makinë pritet të nisë pragsezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, pas një proteste të disa banorëve të Senicës në lidhje me rrugën për në fshat, hyrja është shtruar me beton. Ama kjo po pranohet vetëm si zgjidhje kalimtare, pasi është malore e thiktë dhe të vështirë e kanë ngjitjen edhe makinat me 4 x 4.
https://youtu.be/CApUHxLam_o
Pas betonimit dy ditë më parë kanë shkuar në Senicë Prefekti Mamaj dhe kryetarja e Bashkisë Majlinda Qilimi.
Në bashkëbisedim me bsnorët ata janë shprehur se do të zbatohet zgjidhja më e mirë që kërkojnë fshatarët e Senicës për lidhjen e fshatit me aksin kryesor. E po kështu, do të mbështeten edhe për normalizimin e furnizimit me ujë të pijshëm. /sarandacity.al/