Prezente në një event veror, ambasadorja amerikane Yuri Kim mbrojti sërish Reformës në Drejtësi, duke thënë se ata që e quajnë atë një “asgjë”, gënjejnë.
“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritarët e tyre.
Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi nuk është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, tha Kim.
Ajo mendon se krahas Reformës në Drejtësi duhet folur edhe për bukuritë e Shqipërisë.
“Shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë”, tha shefja diplomacisë amerikane në Tiranës. /sarandacity.al/