Një ditë më parë ishte e quajtura Dita Botërore e Parandalimit të Mbytjes.
Sipas të dhënave zyrtare spitalore, Saranda e ka të bardhë bilancin e deritanishëm të këtij sezoni, pa asnjë rast mbytjeje apo rrezik mbytjeje.
Ndërkohë, Urgjenca Spitalore është në gadishmëri për çdo rast alarmant ku njoftohet rrezikimi i jetës nga mbytja apo nga ndonjë arsye tjetër.
Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, 360.000 njerëz humbin jetën si pasojë e mbytjes çdo vit.
Rreth 60% e të mbyturve i përkasin grupmoshave deri në 30 vjeç.
Meshkujt kanë dy herë më shumë prirje të humbin jetën si pasojë e mbytjes.
Mbytja renditet e treta në shkaqet e vdekjes për fëmijët nga 5-14 vjeç. /sarandacity.al/