Zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar dje në Kestrini, Igumenicë, duke transportuar 33 kg marijuanë me krahë përmes kufirit shqiptaro-grek.
Ata janë Florian Kasem Balliu, 32-vjec, lindur dhe banues në Fier dhe Vladimir Gjon Uka, 46-vjec, lindur në Pukë e banues në Kurbin.
Ata u kapën pas mesnate duke transportuar me krahë dy çanta që përmbanin 31 me pako me 33 kg 260 gram marijuanë.
Një person i tretë arriti të largohej me vrap duke u futur sërish në tokë shqiptare. Të arrestuarve iu sekuestrua edhe një thikë e llojit “flutur”. /sarandacity.al/