Duket se etja për të bërë lek me çadra e shezlongje është më e fortë se çdo paralajmërim apo shembull ligjor.
Sërish në bregdetin e Jonit, më saktë në Himarë, janë proceduar katër persona lidhur me këtë prirje.
“Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprën penale ‘Pushtimi i tokës’.
Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit ‘Bregdeti ynë’, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u proceduan penalisht shtetasit:
Ll. Sh, M. Sh, banues në fshatin Vuno, A. Z, dhe M. DH, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Gjipes, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur 57 çadra pa lejen e organeve kompetente”, thuhet në njoftimin policor. /sarandacity.al/