Një dokumentar me titullin “E ardhmja fillon sot” u shfaq mbrëmjen e së martës në shëtitore.
Dokumentari i kushtohej rrugëtimit afro 20-vjeçar të festivalit ndërkombëtar të teatrit “Butrinti 2000”, pra startuar pikërisht atë vit dhe vijuar pa ndërprerje derisa do ishte pandemia ajo e cila do e stoponte.
Ky është i dyti vit që festivali nuk organizohet, por që së paku, për ta mbajtur gjallë emocionin për të, po serviret ky dokumentar.
Insiatori dhe organizatori i “Butrint 2000”, Alfred Bualoti, pret që ky event të nisë sa më shpejt. /sarandacity.al/