Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Pesë plazhet më tërheqëse sipas Instagramit: “harrohet” Ksamili

by PorositWeb
28 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ksamili ynë, ose plazhe të tjera të Bregut, perla të vërteta natyrore, të cilat edhe promovohen rregulisht në revista turistike europiane, nuk kanë mundur të renditen së paku në 5 më të pëlqyerat në Instagram.

Portali britanik money.co.uk analizoi mbi 26 milion hashtag në Instagram në lidhje me plazhet në të gjithë botën. Të dhënat u mblodhën në prill të këtij viti për të marrë rezultatet më të fundit. Kjo është një listë e 5 plazheve më të mira të zgjedhura nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

 

Plazhi Tropea, Itali

Tropea është një vendpushim klasik italian plot sharm dhe ndodhet në Detin Tirren. Ky plazh quhet ndryshe “Costa degli Dei”, ose “Bregu i perëndive”, gjë që e bën atë një destinacion të preferuar për turistët dhe vendasit. Ndërsa kënaqeni me hijeshitë e plazhit dhe diellit, ju jeni të rrethuar nga shkëmbinjtë dramatikë me pamje nga qendra historike e qytetit me peisazhin e saj epik.

 

Plazhi Navajo, Greqi

Kjo pjesë mahnitëse e bregdetit të vogël njihet gjithashtu si “plazhi i anijes”, pasi falë mbytjes së një anijeje dhe promovimit të mirë, është bërë një nga plazhet më të famshëm në botë. Rëra e bardhë, rrënoja e vjetër dhe shkëmbinjtë krenarë që rrethojnë plazhin, ofrojnë një pamje të mbresëlënëse.

 

Praia do Camilo, Portugali

Praia do Camilo është ndoshta një nga plazhet më të famshëm në Portugali. Rëra e artë, ujërat kristal e të kaltër janë mundësia e duhur për të gjithë turistët që pëlqejnë diçka ndryshe. Praia do Camilo është një parajsë gjatë gjithë vitit dhe është një përvojë e veçantë të qëndrosh në të gjatë dimrit. Deti është mjaft i cekët, jashtëzakonisht i pastër dhe uji nuk është i ftohtë.

 

Cala Saona, Spanjë

Cala Saona është një plazh që u ofron turistëve mundësinë të kalojnë tërë ditën duke bërë banja dielli dhe duke notuar deri në orën 21:00 kur dielli fillon të perëndojë. Këtu janë perëndimet më të mira të diellit në botë, të paktën kështu thonë ata që e e kanë shijuar.

 

 Margate Beach, Angli

Nëse do të duhej të përshkruani një vendpushim tradicional britanik, Margate Beach është pikërisht ai. Ky plazh është pothuajse i përjetshëm, të gjitha brezat gjejnë strehë në të, dhe veçanërisht tërheqës janë tezgat e prodhimeve të detit, restorante dhe bare të shumta të vendosura në bregdet. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

E stopoi pandemia, “Butrint 2000” ofrohet në ekran

Next Post

Mesjava, bëhuni gati për 40 gradë

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!
Turizëm

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20 Mars, 2023
Deutsche Welle: Shqipëria, mes një boom-i dhe stabiliteti turistik
Turizëm

Deutsche Welle: Shqipëria, mes një boom-i dhe stabiliteti turistik

19 Mars, 2023
Bistrica, e magjishme por vetmitare: ç’duhet të dini për të
Turizëm

Bistrica, e magjishme por vetmitare: ç’duhet të dini për të

18 Mars, 2023
Vjosa, prej sot jo vetëm një lum
Turizëm

Vjosa, prej sot jo vetëm një lum

13 Mars, 2023
Luks i pabesueshëm: 5 jahtet më mbresëlënëse në Show-n e Dubait
Turizëm

Luks i pabesueshëm: 5 jahtet më mbresëlënëse në Show-n e Dubait

7 Mars, 2023
Një ofertë për 3 vjet lundrim me këtë kroçerë: sa para?
Turizëm

Një ofertë për 3 vjet lundrim me këtë kroçerë: sa para?

7 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.