Saranda pritet të prekë 40 gradë të enjten nga një valë të nxehti të tipit afrikan. Por rekordin do e shënojë Elbasani dhe Berati me 43 gradë.
Sipas Meteoalb, “temperaturat e ajrit rriten sërish ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur në vlerat ekstremale ditore nga 20°C mëngjesi deri në 42°C mesdita.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 32 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë”, thuhet në njoftimin e Meteoalb. /sarandacity.al/