Një shtetas polak u kap nga patrulla e Policisë Rrugore në segmentin e Fier – Vlorë, duke ngarë një Ferrari të verdhë me shpejtësi deri në 231 km/h.
Policia bën me dije se nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin, ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani për mungesë siguracioni.
Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti policëve, ishte e falsifikuar.
Po ashtu ai u gjobit me 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.
Ferrari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /sarandacity.al/