Ish-presidenti demokrat Nishani, kritiku më i ashpër i Bashës për momentin, ka lënë të kuptuar se PD mund të angazhohet me protesta në shtator.
Në një kritikë të radhës për kreun e saj, Nishani shkruan duke cituar fjalët e Bashës.
“tash e tutje ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor”,….,të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim”.
Më pas vjen komenti i tij:
“Mbetet për t‘u parë nëse opozita do të mobilizojë masivisht popullin më shtator apo do të shërbejë si një gjethe fiku për masakrën elektorale?”, shkruan Nishani.
Kujtojmë se protestat më të fundit të PD-së qenë ato të pranverës 2019, të cilat pasuan djegien e mandateve dhe i paraprinë bojkotit të zgjedhjeve. /sarandacity.al/