Ndër të rëndësishmit e Policisë për Sarandën që ishte sot në zyrën e kryebashkiakut Gurma për një bisedë me këtë të fundit, veçoi Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, që ka pra nën vartësi dhe Komisariatin e Sarandës.
Fjala është për Bledar Çelikun. Për të, në 5 korrik 2021, Kryepolici i Shqipërisë Ardi Veliu firmosi ndryshime në nivel vendor e qendror, në atë që u quajt “ristrukturim për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend”.
Çeliku erdhi në këtë pozicion nga Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. /sarandacity.al/