Është publikuar versioni i efektivëve policorë, të cilët reagun në mënyrë të pazakontë, deri të çuditshme, ndaj një gazetari në kohën kur po tentonin të ndalonin një trafikant droge, i cili ju iku në mënyrë flagrante.
Ngjarja ndodhi dy ditën më parë te “Varri i Bamit” në Tiranë.
“…Në momentin e ndërhyrjes para dyqanit të pikës së mjeteve është parë një person, duke filmuar me telefon në dorë, në këtë moment nga shërbimet e policisë duke mos qënë e qartë se çfarë po kërkonte ky person.
I është kërkuar të largohej, por ai ka vazhduar të filmojë duke u afruar më shumë dhe është bërë pengesë e punonjësve të policisë gjatë zhvillimit të operacionit.
Në këto rrethana punonjësit e policisë kanë bërë bllokimin e tij dhe në moment e kanë shtrirë në tokë për ta prangosur dhe ka thënë se ishte gazetar.
Pas paraqitjes së dokumentit (bejxhit), të cilin e ka marrë tek makina, është identifikuar si gazetar me emrin Ergys Gjencaj dhe është lënë i lirë…”, thuhet në dosjen për rastin e bujshëm. /sarandacity.al/