Numri i gjobave COVID në ditë në Sarandë, posaçërisht për mosmbajtje maske, llogaritet në 100, sipas autoriteteve policore lokale.
Megjithatë, në perceptimin e përgjithshëm, duket se kjo nuk ndodh, së paku duke u nisur nga aty ku ka më shumë përqëndrim policor, në qendër dhe në rrugët e qendrës.
Ndërsa sa i përket orës policore, të thonë se ajo respektohet dhe se nuk ka nevojë për ndëshkime.
Nga ana tjetër, lejet për të lëvizje pas kësaj ore në Sarandë, janë katër gjithsej.
Sot një vit qyteti, siç i gjithë vendi ishte në karantinë, por ndodhte që në ato kushte kishte lëvizshmëri qartazi në thyerje të rregullave COVID. Ndodhte kjo sidomos me automjete luksi, ose ndryshe “të fortësh”, që lëviznin në aksin Turizëm – Kanal i Çukës, ditën për diell e natën për hënë.
Ndërkohë, po në këtë aks, në fillimet tij, ndodhej një vatër thyesish rregulli karantimi, tipikisht poseduesh automjetesh luksi. /sarandacity.al/