Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Abuzimi me 13-vjeçaren në Sarandë: polici e tutori shfrytëzuan edhe shoqen e të miturës

by PorositWeb
24 Nëntor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Vajza 13-vjeçare në Sarandë që shfrytëzohej për prostitucion nga kryeinspektori i kufirit dhe tutori i saj, të cilët u vunë në pranga të policisë, nuk është e vetmja.

Emisioni Fiks Fare zbulon se dhe një tjetër e mitur 14-vjeçare, ka patur të njëjtin fat.

Gazetarët e Fiksit rikthehen në Sarandë pranë shkollës 9-vjeçare. Mësues dhe drejtues të shkollës nuk pranojnë të flasin më për Fiksin. Ata shprehen se pas transmetimit të kronikës në emisionin investigative, Drejtoria Arsimore Rajonale Fier ka fajësuar shkollën për denoncimin e këtij rasti, duke i kërcënuar mësuesit dhe drejtuesit me kontrolle katwr herë brenda një muaji.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Por mësues që emisioni Fiks Fare nuk mund t’i indentifikojë për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit u thonë gazetarëve se 13-vjeçarja nuk ishte e vetmja e mitur që shfrytëzohej për prostitucion nga ai fshat.

Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në familjen e 13-vjeçares. Ata tregojnë se vajzën e mitur në këtë rrugë e kishte futur një vajzë tjetër nga i njëjti fshat me iniciale E.I, një vit më e madhe se vajza e tyre.

Gazetarët e Fiksit flasin dhe me banorët e fshatit. Ata konfirmojnë të njëjtën gjë, duke rrëfyer se të dyja vajzat e mitura shkonin kudo bashkë dhe nga fshati largoheshin po bashkë.

Emisioni Fiks Fare indetifikoi edhe vajzën tjetër 14-vjeçare . Gazetarët shkojnë në familjen e saj. Takojnë vetë 14-vjeçaren dhe prindërit e saj. Vajza rrëfen se bashkë me shoqen e saj 13 vjeçe shkonin tek lokali. Atje i çonte ai që u arrestua, tutori. Gjithashtu ai ju kërkonte që të kryenin marrëdhënie seksuale me pleq kundrejt shumave 50 euro ose 100 euro. Vajza 14-vjeçare nuk pranon se e ka bërë këtë gjë, por u thotë gazetarëve se ajo fshinte pluhurat e lokalit që qëndronte mbyllur dhe nuk e dinte pse ju jepnin aq shumë para.

Rasti i 1- vjeçares është denocuar më herët në Fiks Fare.

L.H, nxënëse në shkollën 9 -jeçare në fshatin Gjashtë të Sarandës, u bë pjesë e investigimit të Fiks Fare. Drejtori i shkollës ku mësonte e mitura kërkonte ndihmën e Fiksit, pasi për vajzën ishte vendosur dy herë dërgimi në qendër rehabilitimi për shkak se ajo shfrytëzohej për prostitucion dhe e mitura nuk mbahej nga këto qëndra, por kthehej sërish në shkollë. Ajo jetonte dhe vetëm në shtëpi me qira në Sarandë.

Edhe pse Fiksi ngriti alarmin mbi të, institucionet ia hidhnin fajin njër- tjetrës dhe askush nuk mbante përgjegjësi, por e lanë 13-vjeçaren në rrugë dukë u shfrytëzuar seksualisht. U desh arrestimi nga SHÇKB-ja të kryeinspektorit të kufirit dhe tutorit të së miturës që institucionet ta dërgonin menjëherë në qendër rehabilitimi.

Ndërkohë, shërbimi social kur Fiksi denoncoi rastin pohonte se të miturën nuk e mbanin dot kundër vullnetit të saj në qendër rehabilitimi, pasi shkelnin ligjin dhe se për të bindur 13-vjeçaren duhet të punojnë njësitë e mbrojtjes së fëmijëve.

Pra të gjitha këto institucione nuk kanë reaguar në kohë për të parandaluar që një e mitur të abuzohej për të kryer prostitucion. /tch/

Tags: Kryesore
Previous Post

Jo larg nga Saranda: ku ndodhet kjo perlë në Jug?

Next Post

Të birësuar nga LGBT? Jo, më mirë jetimë!

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 2

  1. pgslot168 says:
    3 muaj ago

    490818 50639Thank you for the auspicious writeup. It in fact was a amusement account it. Look advanced to far more added agreeable from you! However, how could we communicate? 923281

  2. https://marketingsolution.com.au/so-that-you-need-to-self-publish-books-and-programs-on-programming/ says:
    2 muaj ago

    717342 354455Glad to be one of several visitants on this incredible internet website : D. 655735

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.