Foto me pamjen e një gruaje me veshje të ngjashme me ato të Afganistanit, shoqëruar nga dy fëmijë, e sapozbritur nga një autobus linje, u dërguan në redaksi me pretendimin se tashmë dhe në Sarandë mund të kemi prurje njerëzore nga ai vend. Kjo, pas kontigjenteve që kanë mbërritur në Shqipërisë së fundi, e që janë akomoduar në zonat bregdetare, Durrës dhe Shëngjin.
Pretendimin se këto kontigjente mund të zbresin dhe në jug e ka dhënë media dhe politika greke, e sunduar nga teoritë konspirative se nëpërmjet atyre mund të tentohet cenimi i zonave minoritare me përzierje entike.
Megjthatë, zhvillime të tilla janë larg realitetit. /sarandacity.al/