Një grup turistësh të moshës së tretë janë shfaqur në Delvinë dhe, krejt rastësisht, mes tyre është gjendur kryebashkiakja Qilimi, sipas përshkrimit të vetë kësaj të fundit.
“E gjendur rastesisht mes turistëve danezë, pata kenaqesine t’u uroj atyre mirëseardhjen e t’u prezantoj resurset turistike që mbart qyteti ynë.
Ky grup prej 37 vizitorësh nga Danimarka vjen në Delvinë përmes bashkëpunimit të agjensisë turistike Elite Travel DMC dhe asaj daneze Albatros. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me grupe të tjera pasardhëse të cilat do të vizitojnë qytetin e Delvinës.
Falenderuese për të gjitha ato agjensi turistike që e vendosin Delvinën në guidat e tyre”, shprehet gruaja që drejton Delvinën.
Është kjo në fakt një pamje e rrallë pranie turistike në qendër të Delvinës, pasi më e shumta, me autobusë, ato çohen në Rusan te xhamia e atyshme, nga agjenci turistike.
Por dy vitet e fundit, si pasojë e pandemisë, edhe kjo prurje turistike drejt Delvinës ka qenë pothuajse inekzistente. /sarandacity.al/
760174 196983Awesome post , Im going to spend a lot more time researching this subject 350590
819721 834205Would enjoy to constantly get updated wonderful internet weblog ! . 158051
162361 375840Very properly written story. It will probably be valuable to anyone who usess it, including yours truly . Keep up the good work – canr wait to read a lot more posts. 210477