Sipas parashikimeve të fundit të Shërbimit Meterologjik Ushtarak, dita e nesërme dhe dita e enjte do të shoqërohen me rrebeshe shiu të herëpasherëshme, të cilat do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.
Në pjesën e Mesdheut është vënë re ardhja e rrymave të ftohta nga veriu i Evropës, që do të çojnë në uljen drastike të temperaturave të ajrit.
Gjatë ditës së enjte është parashikuar që të vijë dëbora e parë e këtij sezoni, e cila si fillim do të zbardhë zonat veriore dhe verilindore të territorit, të cilat gjenden në lartësinë 900 metër mbi nivelin e detit.
Era e fortë do të jetë një tjetër tipar që do të karakterizojë këtë javë në vendin tonë. Për shkak të erës së fortë, në bregdet do të pritet një dallgëzim i shkallës pesë ballë.
Ndërkohë që temperaturat e ajrit do t’i afrohen shumë zeros, duke bërë që të jenë të ulëta. /sarandacity.al/