Policia e Sarandës ka proceduar në gjendje të lirë pronarin e banesës në të cilën u aksidentua mesditën e së enjtes 17-vjeçari Klaudio Kalemi, banues në Shelegar, Bashkia Sarandë.
17-Vjeçari ishte duke punuar në një ndërtesë me pronar ndërtesën Klement Resuli, duke kryer punime hidraulike. Aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth dy metra, është transportuar në Urgjencën e Sarandës, për rrjedhojë për shkak të dëmtimeve të shumta ku është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Sipas bluzave të bardha të Sarandës, adoleshenti kishte pësuar fraktura të shumta në kokë dhe në trup. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme. /sarandacity.al/