Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Aktivisti sarandiot: 7 pasojat e hartës së re gjyqësore

by PorositWeb
29 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivisti i njohur sarandiot Adriatik Lapaj, në një reagim në rrjete lidhur me hartën e re gjyqësore, ofroi 7 argumenta se pse kjo është gabim. Ai renditi pasojat sociale të kësaj lloj reforme që po ndërmerr qeverie

“KLGJ po propozon uljen e numrit të gjykatave në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë.

Nga 6 gjykata administrative të shkallës së parë propozojnë të bëhen 2.

Gjykatë Administrative Apeli propozohet të mbetet 1 për gjithë Shqipërinë (siç është).

Nga 22 gjykata fakti (gjykata të shkallës së parë), propozohet të bëhen 12.

Gjykata Apeli nga 6 propozohet të bëhet 1 për gjithë Shqipërinë.

PSE JAM KUNDËR:

  1. Drejtësia nuk mund të jetë e drejtë vetëm e atyre që kanë para. Aksesi në drejtësi është thelbësor për të pasur drejtësi. Me këtë logjikë i bie të bëjnë vetëm 1 gjykatë në Tiranë për mbarë vendin që mund ta arrijnë vetëm të pasurit.
  2. Ulja e numrit të gjykatave, indirekt stimulon shpopullimin e zonave periferike të vendit pasi ul shërbimet.
  3. Ulja e numrit të gjykatave vret profesionin e avokatit në këto zona duke detyruar këtë kategori të zhvendoset me banim në zonat ku përqëndrohen gjykatat. Kjo varfëron intelektualisht zonat në fjalë.
  4. Është e provuar se ulja e numrit të gjykatave është dështim. Mjafton të shikoni gjykatat administrative. Ishin 6 shkallë të para dhe 1 apel për gjithë vendin. Në shkallë të parë gjyqi mbaronte nga 3 muaj deri në 1 vit, apeli vonon 4 vite e sipër.
  5. Në fakt reforma duhet të ishte ndryshe. Duhet kudo ku ka gjykatë të shkallës së parë të ketë dhe gjykatë apeli me qëllim zgjidhjen e shpejtë të çështjeve. Pra, nëse gjykimi mbaron në shkallë të parë për 6 muaj, më pak të marrë kohë apeli. Shtimi i numrit të gjyqtarëve dhe gjykatave të apelit është zgjidhja, jo e kundërta.

Kini parasysh që sot ka një stok të madh gjyqesh të prapambetura. Apeli adminiatrativ ka mbi 12 000 dosje pa shqyrtuar. Nuk kanë nisur ende gjyqet e 2017-ës.

  1. Nuk bëhet drejtësi duke demotivuar qytetarët të hapin gjyqe, por duke dhënë drejtësi për gjyqet që qytetarët vendosin të hapin.
  2. Na kushton më pak të rrisim numrin e gjyqtarëve dhe gjykatave të apelit se e kundërta. Po mundohen të kursejnë në krunde.

Shqipëria nuk është vetëm Tirana. Mos e zvogëloni kaq shumë!”. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Reforma e pritshme në turizmin detar: rregulla më të rrepta

Next Post

Basha godet Berishën nga Dibra, goditet nga Vlora

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: gjendet Triumph-i i mbytur në ‘42-shin
Sociale

Greqi: gjendet Triumph-i i mbytur në ‘42-shin

8 Qershor, 2023
Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”
Sociale

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”

26 Maj, 2023
Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…
Sociale

Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…

20 Maj, 2023
George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!
Sociale

George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!

16 Maj, 2023
Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”
Sociale

Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”

11 Maj, 2023
OBSH: COVID-i mbarroi!
Sociale

OBSH: COVID-i mbarroi!

6 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.