Ish-deputeti i Sarandës na katër vite, Alket Hyseni, uroi qeverinë e re, duke konfirmuar besnikërinë e tij ndaj njeriu që e përfshiu në politikë.
“Punë të mbarë KM Edi Rama, kabinetit të ri qeveritar dhe PS në këtë mandat historik, me përgjegjësi e sfida të mëdha!”, shkruan Hyseni, që tashmë është jashtë parlamentit, ku detyrë të fundit pati udhëheqjen e një komisioni për shkarkimin e presidentit Meta.
Për momentin, nuk dihet ende se ç’rol do ketë, në politikë apo shtet, në mandatin e tretë.
Ai e nisi si këshilltar i Ramës për pastrimin e parave, për të dhënë dorëheqje në 2017-ën, në kuadër të disa koncensioneve të kërkuara nga opozita në kuadër të votimit të ligjeve të Reformës në Drejtësi. Më pas, në zgjedhjet e atij viti, u zgjodh deputet.
Por katër vite më pas u zëvëndësua me Anila Denajn, duke bërë që të vetëlargohej nga lista e Vlorës e bërë fushatë vetëm për PS-në dhe Ramën. /sarandacity.al/