Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i tha medias se 67 anëtarë të grupeve të numërimit në zgjedhjet e 25 prillit do të çohen për ndjekje penale në Prokurori.
Ai tha se në dy qenda votimi janë identifikuar 20 raste të votimeve të shumëfishta, ku sipas tij janë raste të qëllimshme prandaj dhe Prokuroria duhet menjëherë të marrë masa.
“Në total janë 67 anëtarë të grupeve të numërimit, emrat e të cilëve do të referohen në organin e Prokurorisë. Të gjitha shkeljet që i kemi vlerësuar si shkelje penale, kanë të bëjnë me diferenca në fletët e votimit, apo në rezultatin e votimit për kandidatin, jo për partinë.
Ne s’kemi në kushte as për të hetuar dhe verifikuar për këta anëtarë, që janë apo jo përgjegjës për këtë parregullsi. Ne i kemi identifikuar votim të shumë fishtë. Shenjat e gishtit janë të verifikuara për 20 raste për më shumë se një qendër votimi, janë në dy qendra votimi.
Urojmë që mos ketë qënë e qëllimshme pasi ne nuk duam të cojmë njerëz në burg. E kemi konstatuar këtë shkelje dhe duam ta referojmë për hetime të mëtejshme. Shenja e gishtit gjendet në dy shenja të ndryshme votimi, na bën të mendojmë që kjo nuk është një pakujdesi.
Kjo ka qenë e qëllimshme sepse ti ke votuar njëherë pse ke shkuar te qendra tjetër për të votuar. Janë 20 raste gjithsej”, argumentoi njeriu që përgjigjet për zgjedhjet në Shqipëri. /sarandacity.al/