Andi Lila, një figurë e njohur e futbollit shqiptar të viteve të fundit, ka zbritur nga Kavaja në Sarandë për t’i dhënë një dorë gushatës së opozitës në qytetin bregdetar.
Ai, siç pretendohej, do qe por nuk është në listën e deputetëve të PD-së. Megjithatë, pas një zhgënjimi të fillimit ka vijuar të bëjë fushatë për opozitën, siç në këtë rast në Sarandë.
Lila është ftuar nga kandidatja Ina Zhupa për t’u takuar me të rinj e qytetit, me statusin e koordinatorit kombëtar të sportit.
Të rinj sarandiotë kanë patur mundësinë të bisedojnë me Andi Lilën në lidhje me sportin dhe cili është programi i PD-së për investimet në sport.
“Me kampionin Andi Lila, koordinator kombëtar për sportin në PD!
Sporti dhe sportistët fitojnë me planin e PD.
Më 25 prill votohet edhe për dinjitetin e sportistëve dhe për investimet në sport“, është shprehur Ina Zhupa në faqen e saj të Facebook-ut.
Të rinjtë që morën pjesë në këtë takim patën mundësinë të merrnin dhe autografin e Andi Lilës mbi fanellat e kombëtares.
Madje duket se ky ka qenë dhe momenti më sinjifikativ me të, ku dhe vetë kandidatja Zhupa ka marrë një autograf prej ish-futbollistit të kombëtares. /sarandacity.al
826051 382338I feel other internet site proprietors really should take this web site as an model, really clean and superb user genial style . 724796
60686 805113You made some decent points there. I looked online for that dilemma and found a lot of people goes coupled with with all your website. 97287
361339 916709 There is noticeably a bundle to know about this. I assume you made certain nice points in attributes also. 483248