Ministrja Anila Denaj, njëherësh deputete e Sarandës në pritje, e ftuar në emisionin “Java” në RTSH, iu është përgjigjur pyetjeve të bëra nga drejtuesit dhe analistët e këtij emisioni, Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.
Denaj foli fillimisht në lidhje me fushatën elektorale që zhvilloi në Sarandë, Delvinë dhe zonat rreth tyre.
“Unë pata një zonë që nuk e njihja më përpara, e kisha vizituar disa muaj para fushatës, kisha krijuar një marrëdhënie pozitive me qytetin dhe pas vendosjes në listë filloi puna”, tha ajo.
Lorenc Vangjeli e ka ngacmuar me një koment lidhur me distancën midis Tiranës dhe Sarandës dhe ministrja dha një përgjigje lidhur me rrugën e pritshme të Kardhiqit.
“Mundet që fondet lidhur me këtë rrugë të mos kenë qenë të alokuara plotësisht dhe këtë vit këto fonde janë të alokuara plotësisht. Unë nuk do të doja të premtoja pasi në mes është një marrëdhënie kontraktuale por sigurisht që do të jetë vitin tjetër”, është shprehur Denaj.
Nuk ka lënë pa përmendur dhe ndërtimin e një aeroporti në Sarandë dhe portin elitar të jahteve që do të vizitojnë Sarandën si dy pika kryesore infrastrukturore dhe të rëndësishme në atë që do t’i sjellin Sarandës. /sarandacity.al/