Athina e nisi ditën me një tragjedi hekurudhore, pasi një punonjës ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga përplasjes së dy vagonëve të një treni elektrik.
Incidenti ndodh rreth orës 5 të mëngjesit, në kohën që punonjësit e mirëmbajtjes po testonin shinat e linjës së trenit Pire-Kifisa, në kohën që vagonit në të cilin po punonin tre punonjësit iu këputën frenat.
Vagoni nisi të zbresë me shpejtësi drejt Pireut, ndërsa punonjësit në të u hodhën prej aty për të shpëtuar. Këtë fat nuk e pati një 41-vjeçar, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët morën plagë të rënda por ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Udhëtimi i pa kontrolluar i vagonit u ndalua në stacionin Ajos Nikolas, pasi u përplas me një tjetër vagon që punonjësit vendosën në shina për të shmangur ndonjë përplasje fatale me banesat nëse do kishte dalje nga shinat. /sarandacity.al/
https://youtu.be/zZvN7nUnIGc