Spiro Vaso, emri i një demokrati të thekur të Sarandës, emri i të cilit u bën lajm për shkak të publikimit të një dialogu të nxehtë me deputeten Ina Zhupa lidhur me “Foltoren” e së premtes, pos që ofron një foto me Berishën, si i rreshtuar krah tij, por thekson dhe numërimin mbrapsht drejt 11 dhjetorit, ditës së thirrjes së një Kuvendi Kombëtar, të cilin Basha s’e njeh, ose e quan tubim.
Si diçiturë të fotos së ti me Berishën, në zyrën e këtij të fundit, Vaso zgjedh -27, pra dhe kaq ditë deri në ditën kur, siç përkthehet ndryshe Kuvendi i 11-ës, Basha nuk do jetë më në krye të PD-së, duke bërë të mundur rikthimin e Berishës si shpëtimtar të partisë.
Dhe siç dihet tashmë, Basha ka shpallur 18-ën e tij, si një “provë force”, duke shpallur se një Kuvend demokrat do mblidhet pikërisht në këtë datë. /sarandacity.al/