Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Athinë: kërcet kallashi për Pashkë, shuhet greku famëkeq

by PorositWeb
25 Prill, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Është ekzekutuar në Greqi me breshëri plumbash Giannis Skaftouros, i njohur si bos i jetës së natës në fqinjin jugor. Thuhet se ndaj tij u qëllua me kallashnikov në prani të familjarëve.

Sipas mediave greke, ai u vra në oborrin e banesës së tij në Skourta të Athinës teksa ishte nën shoqërinë e 10 personave, miq dhe të afërm, tubuar nën atmosferë Pashke.

Protothema bën me dije se ka mbetur e plagosur vajza e 55-vjeçarit e cila u dërgua në Spitalin Attikon, si dhe vjehrri i tij, edhe ky i fundit i transportuar me ambulancë në spital.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sipas informacioneve nga burime policore, autorët dyshohet se janë katër persona, të cilët lëviznin me dy motoçikleta. Kur arritën pranë shtëpisë së Giannis Skaftouros zbritën dhe qëlluan dhe më pas u larguan nga vendngjarja. Edhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën nga brezi për t’iu kundërpërgjigjur autorëve, por breshëria ia ka bërë të pamundur të vijonte më tej luftën.

55-vjeçari ishte bashkë me të afërm të tij në pjesën e gjelbëruar të shtëpisë duke festuar pas Pashkëve ndërsa të paktën një plumb kapi edhe vajzën e tij 22-vjeçare.

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në zonën përreth dhe Athinë, për kapjen e autorëve ku krahas makinave janë futur në funksion edhe helikopterët.

Giannis Skaftouros kishte 3 vite e gjysmë që ishte liruar nga burgu, i akuzuar ndër të tjera për pjesëmarrje në rrëmbime dhe vrasje me pagesë.

Në vitin 2018 ai është sulmuar me thikë nga disa shqiptarë në burgun e Koridalos ku edhe mori plagë të rënda. Dyshohet se ai sulm u planifikua dhe zhvillua nga pjestarët e “Mafias së Burgjeve” të përbërë nga shqiptarë, sipas mediave greke. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Rama ndan turistin rus nga ushtari rus

Next Post

Shuhet një rekord botëror: i pëlqente të konsumonte dy gjëra

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 2

  1. ราคาบอล 1.5 คืออะไร says:
    1 muaj ago

    795919 177711I real pleased to discover this web site on bing, just what I was looking for : D too saved to bookmarks . 797620

  2. lovecasino says:
    1 muaj ago

    326229 343986Thank you for your information and respond to you. bad credit auto loans hawaii 4906

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.