Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Austri, “grusht turizmit masiv” në fshatin përrallor

Ajo që do kish ndodhur dhe me Syrin e Kaltër po të gjendej atje

by Saranda City
29 Gusht, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e fshatit Hallstatt të Austrisë, i cili është një vend i trashëgimisë botërore, “ngrenë grushtin” kundër turizmit masiv.

Hallstatt ka një popullsi prej 700 banorësh, por në mes të sezonit turistik, ka ditë që… bombardohet me 10 mijë vizitorë.

Në një përpjekje për të mbrojtur “parajsën” e tyre, banorët po bëjnë thirrje për një kufizim në numrin e turistëve që vizitojnë vendin e tyre në baza ditore, si dhe ndalimin e autobusëve turistikë pas orës 17:00 sipas kohës lokale, raporton BBC.

Edhe pse turizmi është një nxitje për ekonominë lokale, disa vendas ankohen se tani ka shumë vizitorë.

Hallstatt, me shtëpitë e tij piktoreske të vjetra në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në Alpe, është i rrethuar nga male të thepisura dhe është kthyer në një pikë të nxehtë turistike vitet e fundit.

Shumë vizitorë udhëtojnë për në Hallstatt në kërkim të selfie-ve perfekte në sfondin e liqenit dhe peizazhit madhështor malor.

Hallstatt priti rreth një milion vizitorë në vit para pandemisë Covid-19.

Është kthyer në një destinacion të preferuar për shumë turistë për shkak të ngjashmërisë së tij të jashtëzakonshme me mbretërinë e Arendellës në filmin e animuar “Frozen”.

Megjithatë, për të frenuar mbiturizmin, vendasit majin e kaluar vendosën një gardh druri për të bllokuar pamjen e Alpeve në shenjë proteste ndaj mbipopullimit dhe ndotjes akustike.

“Ne reaguam pas ankesave të banorëve të komunitetit”, tha për AFP një zyrtar i komunës, i cili kërkoi të mos përmendet emri. Pas reagimeve të forta në rrjetet sociale, muri është hequr.

Në atë kohë, kryetari i fshatit Hallstatt tha se do të donte të reduktonte numrin e autobusëve në rrugë me një të tretën.

Ky lloj precedenti turistik është e kundërta e asaj që ndodh në Shqipëri, ku qeveria ndihet në “qiellin e shtatë” prej prurjeve turistike “pa hesap”, por jo vetëm për plazh.

Diçka të tillë do bënte shtetit austriak, fjala vjen, me Syrin e Kaltër, një lloj “hani pa porta”, ku turistët kridhen për qejf në ujrat e kristalta me tabelën “Ndalohet hedhja në ujë” mu te hunda. /sarandacity.al/

Previous Post

Te Syri i Kaltër, aty ku qytetarit perëndimor “i bie maska”

Next Post

Gazetarja greke “lë nam” në transmetim

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Greqia mbyll krenarinë e saj olimpike
Sport

Greqia mbyll krenarinë e saj olimpike

4 Tetor, 2023
Të dhënat në fundsezon: këtë verë na “mbytën” italianët…
Turizëm

Të dhënat në fundsezon: këtë verë na “mbytën” italianët…

3 Tetor, 2023
Një paralajmërim kryeministror për hotelet në bregdet
Ekonomi

Një paralajmërim kryeministror për hotelet në bregdet

3 Tetor, 2023
Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij
Sociale

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij

30 Shtator, 2023
Transplanti i dytë i zemrës nga derri te njeriu
Shoqëri

Transplanti i dytë i zemrës nga derri te njeriu

27 Shtator, 2023
Krahasimi denoncues: Të gjithë te Beleri, pakkush te Dritan Goxhaj
Shoqëri

Krahasimi denoncues: Të gjithë te Beleri, pakkush te Dritan Goxhaj

27 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.