Kryedemokrati Basha i është përgjigjur akuzës së ish-kryeministrit Berisha se është besëprerë, teksa tha se mes tij dhe Berishës nuk është lidhur asnjë besë.
Ai u shpreh se kjo është akuza më e ulët që i është bërë në këto dy muaj, ndërsa shtoi se vetë Berisha ishte shprehur që Basha është kryetari më i mirë që kanë patur ndonjëherë demokratët, por ky qëndrim ndryshoi pas vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
“Deri para 9 shtatorit isha lideri më i mirë i PD-së, duke tejkaluar edhe atë, isha kandidati më i mirë për kryeministër, citoj atë.
Çfarë ndryshoi pas 9 shtatorit?
Qëndrimi im në të mirë të PD-së për të pezulluar Sali Berishën, një vendim që duhet ta merrte vetë. Në momentin që Sali Berisha nuk i qëndroi premtimit që nuk do të përfshinte PD-në, ka qenë minimumi i vendimit që duhet të merrja si kryetar.
Sa i përket besëprerjes, që është një nga sulmet më të ulëta që është bërë nga Sali Berisha.
Nuk ka patur kurrë një besë mes meje dhe Sali Berishës për t’i rënë me shkelm sakrificës së demokratëve, nëse cenohej interesi i njërit apo tjetrit.
Me Sali Berishën na ka lidhur një tjetër besë, që ai ka ditur ta vlerësojë edhe publikisht, besa e vlerave euroatlantike që na çoi në NATO, besa e interesit kombëtar për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Besa për interesat më të mira për shqiptarët, që nga heqja e vizave te infrastruktura moderne.
Kjo ka qenë besa, dhe jo t’i binim me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cënoheshin interesta personale të tij apo të mijat”, tha Basha në News 24.
436560 890523I discovered your web site site online and check numerous of your early posts. Keep on the top notch operate. I just now additional your Feed to my MSN News Reader. Searching for forward to reading significantly far more from you discovering out later on! 162412
239699 180699Exceptional editorial! Would like took pleasure the certain following. Im hoping to learn to read a good deal much more of you. Theres no doubt that you possess tremendous awareness and even imagination. I happen to be quite highly fascinated utilizing this critical info. 625662