Kryedemokrati Basha ëshët trimëruar dhe më ndaj babait të tij politik, Sali Berishës, duke dhënë të nënkuptuar se nuk e ka aspak frikë.
“Çdo njeri duhet të përpiqet që frikë të ketë vetëm Zotin, asgjë tjetër. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte PD. Në fakt kam pritur që siç kishte deklaruar vetë këtë betejë ta bënte në mënyrë personale pa përfshirë as PD as grupin parlamentar të PD”, tha Basha, sipas së cilit, Berisha po e përdor partinë për hallet e tij personale.
“Një person përpiqet që të bëjë gjithçka për të marrë një parti të tërë peng vetëm për interesat e tij personale.
Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele, në përpjekjen e tij për ta bërë partinë e tij bunker në hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera”, tha Basha. /sarandacity.al/