Bashkia e Sarandës rrëzon çdo pretendim mbi një përgjegjësi të saj për një rast të konsumuar të hënën në një prej plazheve të Ksamilit, ku dikujt që zotëronte shezlongë një hapësirë të cilën e shfrytëzonte prej vitesh me kontratë, ju morr me ndërhyrje edhe policore, për t’ju dhënë një tjetri.
Fjala është për pronarin e Castle Hotel, Albert Sula, i cili humbi një hapësirë shfrytëzimi marrë me vendim të Ministrisë së Mjedisit nga një polic, pas aplikimit në emër të bashkëshortes së tij (hapëra e mesit).
Bashkia thotë pra se këtë atribut, që të caktojë zona shfrytëzimi për plazhe private, e ka Ministria e Mjedisit dhe jo ajo. Ajo si bashki bën vetëm gjenerimin e faturimit (pagesa që ka bërë shtetasi Albert Sula), sipas asaj çfarë i ka ardhur nga ministria e linjës.
Kjo sipas saj, i është bërë e qartë dhe shtetasit Albert Sula. Bashkia ofron dokumentet përkatëse, të cilat vërtetojnë procedurën e ndjekur.
Po si arriti shtetasja Mirela Hasanbegaj, bashkëshortja e policit Arben Hasanbegaj (në foton kryesore shihen të dy duke ndjekur vënien e shezlongjeve të tyre), të merrte një hapësirë plazhi pikërisht mes një hapësirë unike të cilën e shfrytëzonte prej vitesh shtetasi Albert Sula?
Sipas Bashkisë së Sarandës, referuar procedurës zyrtare, aplikimi është bërë në E-Albania, dhe aty, sipas kritereve, atyre që ka përcaktuar Mjedisi (ministria), ka fituar të drejtën e shfrytëzimit dhe shtetasja në fjalë, pra polici në këtë rast.
Te kriteret nuk dihet se cilat janë, pra cilat ka përcaktuar ai komision në Ministri, të cilat janë plotësuar nga pala që ka aplikuar, duke fituar të drejtën e shfrytëzimin të një hapësire që prej vitesh shfrytëzohej nga dikush tjetër.
Por me sy të lirë, diferenca është e dukshme. Teksa shtetasi Albert Sula zotëron një hotel dhe një lokal-restorant buzë plazhit, aplikuesi dhe fituesi tjetër zotëron vetëm një lokal-restorant jo buzë plazhit. /sarandacity.al/