Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Tensionet në bregdet, ky është paralajmërimi i Ramës

by PorositWeb
29 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve në vijën bregdetare se, nëse janë pa leje të largohen me dëshirën e tyre. Në të kundërt, tha ai, do i largojnë me pahir dhe sekuestrojnë bazën materiale që kanë siguruar përgjatë viteve.

“Një gjë është e padiskutueshme: se ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir ose me pahir dhe unë dua t’i bëj thirrje sot të gjithë atyre subjekteve që nuk janë në rregull me dokumentacionin që të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull.

Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojnë çdo lloj çadre a shezlongu tjetër ndihmëse që nuk është e përputhur me bazën dokumentare të subjektit.

Plazhet janë të popullit dhe për aq sa subjektet private janë të përfshira në garantimin e një sezonin turistik janë edhe të tyre si përgjegjësi, aty ku kjo përgjegjësi u është njohur ligjërisht”, tha Rama.

Sipas tij, skema aktuale e menaxhimit të vijës bregdetare po funksionon mirë në kuptim të të ardhurave.

“Kjo skemë e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura dhe për sektorin publik, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk duan të jenë pjesë ku plazhi administrohet nga privati.

Përtej disa rasteve që janë bërë publike dhe të tjerave që janë problematike, në tërësi baza është pozitive dhe në vijim do të konsolidohet që në korrik dhe gusht të jenë absolutisht të garantuara në këtë aspekt.

Subjektet që nuk janë të vendosura sipas ligjit duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin dhe atë bazë materiale që kanë siguruara për biznesin e tyre, pasi do ju merrte dhe nuk do ju jepet më mbrapsht. Kjo është ajo që doja të thoja shkurtimisht”, theksoi i pari i qeverisë. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Tjetër denoncim opozitar për Kanalin e Janjarit: Ky është investimi 10 milion!

Next Post

Bashkia e Sarandës: si u morr e drejta e shfrytëzimit të një plazhi në Ksamil nga një polic

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin
Politikë

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

21 Shtator, 2023
Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…
Politikë

Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…

18 Shtator, 2023
Rama prezaton “qeverinë e re”
Politikë

Rama prezaton “qeverinë e re”

5 Shtator, 2023
Ç’mendon Jorgo Goro për “Belerin”?
Politikë

Beleri, debat mes një opozitari dhe një minoritari

1 Shtator, 2023
Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i
Politikë

Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i

27 Gusht, 2023
Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?
Politikë

Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?

25 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.