Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Befasuese: një “Shën Maria Arvanitisa” në Greqi

by PorositWeb
17 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në ishullin Chios të Greqisë ndodhet një kishë që ka marrë emrin Shën Maria Shqiptare. Një histori e shtrirë ndër shekuj. Madje ajo bën fjalë për prejardhjen e saj nga banorët e ardhur nga zonat përreth manastirit të dëgjuar të Dyzetë Shënjtoreve, nga fshatrat që sot shtrihen në rrethin e Sarandës.

Historia e kishës dhe e ikonës thuhet se fillon gjatë sundimit të Perandorit Bizantin Konstandin IX  Gladiator ( 1042-1054 pas Krishtit), kur ndërtuesit e famshëm epirot, mjeshtra të ndërtimit prej guri të shtëpive dhe kishave, u vendosën në këtë ishull.

Në atë periudhë, Perandori Konstandin ndodhej i internuar në ishullin Lesvos. Disa shenjtorë asketikë nga ishulli Chios shkuan e takuan dhe kërkuan ndihmën e tij për ndërtimin e një manastiri. Ai u dha fjalën se do t’i ndihmonte. Nuk kaluan pak vite dhe kthehet në fronin e tij. Shënjtorët nga Chios shkuan përsëri në Konstandinopjë për t’i rikujtuar premtimin e dhënë. Dhe Perandori  filloi ta zbatonte. Dërgoi në ishull mjeshtra nga më të dëgjuarit nga fshatrat e Epirit, të cilët kishin ndërtuar shumë kisha në Konstandinopojë. Shumë nga mjeshtrit e gurit me familjet e tyre, me kalimin e kohës zunë rrënjë në ishull dhe ndërtuan edhe katër fshatra, të cilat u morën me blegtori. Vendasit i quanin këta banorë të rinj arvanitas, të ardhur nga Arvanitjaja Bizantine.

Kjo bashkësi e ardhur krijoi doket zakonet dhe ritet e saj. Këta njerëz gjatë shekujve jetuan në varfëri, me shumë probleme, të izoluar në skajin malor veriperëndimor të Chios. Jetuan nën peshën e situatave shumë stresuese, për shkak të të cilave shumica e tyre sapo iu dha mundësia, emigruan në Amerikë, Australi, Evropë,Afrikë dhe kudo ku kishte tokë për një të ardhme më të mirë.

Njerëz të varfër por shumë besimtarë të Zotit, të cilët jetuan me shpresën e mbrojtjes së Hyjlindëses më të Shënjtë. Ata panë ëndra, vizione, ikona, të cilat jo vetëm i besonin, por i kalun brez pas brezi. Gojëdhënat thonë se më e përhapura ndër ta ishte ikona e një vajze të hollë me një kostum të veçantë, që endej nëpër kreshtat e fshatrave të tyre. Ata mendonin se ajo ishte Virgjëresha Mari dhe për shkak të veshjes me të cilën u shfaq, me një  fustan, të cilin vetëm  gratë arvanitase mund ta njihnin, si të ngjashme me veshjen e nënave dhe motrave të tyre.  E identifikuan Zonjën e Madhe për t’u bërë më shumë të lumtur, me “nofkën” e saj të re ‘’Zonja Arvanitase’’.

Ata u zotuan të ndërtojnë një kishë për nder të saj – Panajia  Arvanitisa.

Për shekuj me radhë, Panajia Arvanitisa ishte e njohur vetëm në këto katër fshatra. Meqënëse ishin vite të vështira të skllavërisë turke, të cilët kishin ndaluar ndërtimin e tempujve të krishterë, kisha u ndërtua fshehurazi me ndihmën  e pastorëve dhe të fshatarëve, pas shumë përpjekjesh, vuajtjesh dhe pune të paimagjinueshme kryesisht gjatë natës, sepse dita ishte shumë e vështirë nga frika e turqve.

Besimtarët dhe organizimi Kishtar në Sarandë i mbështetur edhe nga autoritetet vendore, mund të organizojnë një pelegrinazh në ishullin Chios dhe në kishën e Shën Marisë Shqiptare. Kjo do t’i shërbente, përveç të tjerave, edhe hedhjes së hapave të parë të turizmit fetar-pelegrinazh me organizimat kishtare të Chios. Ndoshta edhe përgatitja e një  protokolli bashkëpunimi për turizmin e pelegrinazhit nuk duhet të linte jashtë vëmendjes edhe Ministrinë e Turizmit.

Të paktën për Sarandën kjo do të ishte një dritare e re në fushën e turizmit, që e ka aq shumë nevojë.

 Shkruar nga Piro Naçi

Tags: Kryesore
Previous Post

Qeveria: Që 1 Shtatori të na gjejë gati!

Next Post

Pikëpyetja e madhe pas rikonstruksionit të “Hasan Tahsinit”: po ky degradim?

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik
Sociale

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik

23 Mars, 2023
Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa
Sociale

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa

18 Mars, 2023
Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK
Sociale

Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK

16 Mars, 2023
Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore
Sociale

Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore

8 Mars, 2023
Vrau tre gra, asnjë pendesë
Sociale

Rasti Dan Hutra: vëllai e do të vdekur!

8 Mars, 2023
Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi
Sociale

Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi

7 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.