Kush mendon se policia në Sarandë e bën një “sy qorr” ndaj masave COVID, pikërisht asaj që ka të bëjë me orarin e kufizimit të lokaleve, e ka gabim.
Për këtë tregon njoftimi i mëposhtëm policor, që thotë se disa persona përfunduan në Komisariat e gjithashtu u vu një gjobë, pas përballjes me një lokal që vijonte të rrinte hapur në injorim të asaj që thuhet nga qeveria por që duket se nuk zbatohet në terren.
“Vijon puna për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit.
Procedohen penalisht dhe 2 shtetas, klient të lokalit, kundërshtuan punonjësit e Policisë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit I.S. Gjatë kohës që punonjësit e Policisë po plotësonin masën administrative për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me Aktin Normativ, ata janë kundërshtuar nga shtetasit S. A., dhe A. C., të cilët ndodheshin në lokal.
Shtetasit S. A., 49 vjeç, dhe A. C., 41 vjeç, banues në Sarandë janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar në gjëndje të lirë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin I.S.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se sipas masave në fuqi, lokalet duhet të mbahen hapur deri në orën 23.00. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?