Kreu historik i PD-së, Sali Berisha, njoftoi nisjen e një lëvizjeje anti-Basha, duke e konsideruar atë si një cikël.
“Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 ne Hotel Rogner nisim ciklin e ‘Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur’!
Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur! Rrofte Partia Demokratike”, shkruan njeriun që ka udhëhequr PD-në në tre dekada, e që së fundi është kthyer dhe kundër investimit të tij kryesor në parti, pasaradhësit të tij Basha.
Gjithçka ndodhi pasi ky i fundit shpalli largimin e të konsideruarit “baba politik” nga grupi parlamentar demokrat, si pasojë e presionit amerikan pas shpalljes së Berishës si “non grata”. /sarandacity.al/