Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Bisedë me këtë Sir britanik në fushën e Vrinës

by PorositWeb
24 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

“Asnjëherë mos i lërë arkitektët të udhëheqin ëndrrat e tua. Ata gjithmonë kërkojnë përjetësine e tyre”.

Ishin këto fjalët e një burri të qetë, i cili atë mëngjes maji, duke shëtitur nëpër pyllin e Butrintit, magjepsej nga natyra e qytetit antik.

Personi që shikonte me kureshtje muret antike ishte një arkitekt britanik. Kishte ardhur së bashku me një mik të përbashkët në Butrint dhe, pasi vizitoi të gjithe qytetin, shkuam në fushën e madhe të Vrinës për të parë gjurmët e ujësjellësit romak, i ndërtuar në kohën e Perandorit August.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sapo i tregova se Butrinti kishte një ujësjellës romak, donte shumë ta shikonte duke folur shpesh për zellin e madh të Augustit për ndërtime monumentale, si një dominim të vullnetit të tij mbi hapësirat perandorake.

Tek ndoqëm gjurmët prej 3 km në fushën e madhe të Vrinës, biseda mbi arkitekturen dhe ndikimin në peisazh ishte një leksion i jashtëzakonshëm për mua.

Arkitekti që po mrekullohej me peisazhet e Butrintit quhej Richard Rogers, një emër ky që nuk më thoshte asnjë gjë.

Pas një dite të gjatë në këmbë, u kthyem në Korfuz ku në darkën e shtruar në një ish-gurore të kthyer në një prej hauzeve me ujë më të bukur në Mesdhe, kam dëgjuar një prej leksioneve më interesante mbi arkitekturen dhe ndikimin e saj në peisazh.

Ishte një debat midis disa arkitektëve, të cilët me sa kuptova kishin qenë shokë që në rininë e hershme dhe kishin punuar bashkë prej shumë kohësh në projekte të ndryshme nëpër botë.

Diku ishin ndarë pasi këndvështrimet e tyre nuk përputheshin më, por kishin mbetur miq të mirë.

Më vonë, shumë më vonë mësova se kisha pasur fatin të merrja pjesë në një përleshje “titanësh” e zhvilluar në atë tavolinë buzë ish-gurores mesjetare.

Përveç personit që kishte bredhur me mua në fushat e Vrinës në gjurmët e ujësjellësit romak, atë natë ishte edhe një arkitekt i quajtur Norman Foster.

Në tavolinen prej guri, ndër temave që silleshin përqark shumë veprave moderne apo antike, Butrinti zinte vendin parësor.

“E shikon?”, mu drejtua mua  një çast Richard Roger, duke buzëqeshur. “Mba mend çfarë të thashë në mëngjes: Mos i lërë arkitektët të udhëheqin ëndrrat e tua. Në kërkojme pavdekësinë në ato që krijojmë”.

Sir Richard Rogers e kam takuar më vonë edhe në Londër, si dhe në një darkë në një prej monumenteve më të bukura të National Trust në Angli ku të dy ishin të ftuar. Në një nga këto takime më ftoi në restorantin e bashkëshortes së tij, e cila kishte botuar edhe një libër me receta gatimi.

Në 2008, kur në Tirane kishte nje debat të zjarrte mbi të ardhmen e qendrës së kryeqytetit, fola në telefon me të për mundësine e ardhjes në Shqipëri për të qenë pjesë e jurisë që do të përcaktonte projektin më të mirë.

Richard Roger ishte shume i interesuar për të parë Shqipërinë nga një këndvështrim tjetër. Fatkeqesisht nuk erdhi dot por me mirësjellje ju përgjigj ftesës së kryebashkiakut të asaj kohe.

Lord Richard Rogers u nda nga kjo botë vetëm pak ditë më parë, duke lënë pas një seri veprash të jashtëzakonshme, por në veçanti një filozofi shumë unike mbi rolin e arkitekturës në peisazhin ku jetojmë.

Me gjenialitetin e tij influencoi jo pak për një botë më të bukur dhe më interesante.

Fatmiresisht pata fat që e njoha atë ditë në fushën e Vrinës, duke kërkuar gjurmët e ujësjellësit të Augustit, dhe duke mos i harruar asnjëherë fjalët e tij mbi arkitektët.

Nga Auron Tare – /sarandacity.al/

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Financuesi dhe ndërtuesi i shëtitores: si duket natën

Next Post

Të huaj që rrahin gratë: pas arratisjes së një suedezi, në kërkim lituanezi në Sarandë

PorositWeb

Related Posts

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI
Individualitet

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI

19 Nëntor, 2023
Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”
Individualitet

Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”

3 Korrik, 2023
Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë
Individualitet

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë

13 Maj, 2023
Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022

Comments 6

  1. dark168 says:
    2 muaj ago

    793491 445631Following study several with the content material for your web site now, i genuinely as if your technique of blogging. I bookmarked it to my bookmark internet site list and are checking back soon. Pls have a look at my web site too and told me in case you agree. 967434

  2. https://theculturetrip.com/europe/spain/articles/a-foodie-s-guide-to-salamanca-10-restaurants-you-should-try says:
    2 muaj ago

    961984 889177building websites is not only fun, but it can also generate an income for yourself;; 656180

  3. https://akademiarozwoju.com/ says:
    2 muaj ago

    3998 232402Outstanding post, I conceive folks really should larn a whole lot from this internet internet site its really user genial . 178059

  4. alyarmok university college says:
    4 javë ago

    907041 40022I observe there is actually a lot of spam on this blog. Do you want aid cleaning them up? I may support in between courses! 235830

  5. Diyala University 1st says:
    4 javë ago

    420883 860124Outstanding post, I feel weblog owners should larn a great deal from this weblog its actually user genial . 223672

  6. Code of your destiny says:
    4 javë ago

    I’m really inspired together with your writing skills as well as with the format on your blog. Is that this a paid theme or did you modify it your self? Anyway stay up the nice high quality writing, it’s rare to peer a nice blog like this one these days!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.