Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Bistrica, e magjishme por vetmitare: ç’duhet të dini për të

Rrjedha kaltër nga kaltërsia në kaltërsi, në “destinacionet e fundjavës” së kryebashkiakut

by Saranda City
18 Mars, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Te destinacionet e fundjavës, kryebashkiaku Gurma ka zgjedhur rrjedhën e Bistricës, që në fakt nuk i është dhënë vëmendja e duhur si një atraksion vërtet i magjishëm turistik i Sarandës, që lidh dy pole të begatisë turistike të Jugut, Syrin e Kaltër dhe Detin, po ashtu të kaltër, Jon.

Në rrethana të tjera, me gjasë të ardhshme, lundrimet turistike me kanoe aty do ishin diçka tejet e preferueshme nga shpirtëra aventureskë, të huaj apo vendas.

Kryebashkiaku i Sarandës ofron dhe info interesante mbi këtë rrjedhë, ndoshta të paditura deri më sot.

 “Lumi Bistrica fillon në burimet karstike të shpatit perëndimor të Malit të Gjerë, ku burimi i ‘Syrit të Kaltër’ konsiderohet si më i rëndësishmi.

Bistrica ka furnizimin më të fuqishëm nëntokësor në Shqipëri. Rrugës duke kaluar në një reliev malor, me rrjedhje të rrëmbyer dhe brigje të larta, pasurohet me burime të tjera derisa del në zonë fushore ku bashkohet me lumin Kalasë dhe përmes kanalit të Çukës derdhen në Detin Jon.

Gjatësia e tij shkon 31.5 km dhe lartësia mesatare rreth 464 m. Lumi ka ujëra të tejdukshëm dhe të ftohtë, me temperaturë që arrin 12.9 gradë celcius dhe me sasi të bollshme edhe gjatë verës. Lugina e formuar prej tij është me gjelbërim të përhershëm dhe bimësi të dendur që krijon pejsazhe të mrekullueshme gjatë gjithë rrjedhës së tij”, informon në rol ciceroni njeriu që menaxhon Sarandën. /sarandacity.al/ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Previous Post

Delvinë: një tjetër monument “i harruar” islam drejt rehabilitimit

Next Post

Nervi që është bërë një trend shkencor në Tik Tok

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Greqia mbyll krenarinë e saj olimpike
Sport

Greqia mbyll krenarinë e saj olimpike

4 Tetor, 2023
Të dhënat në fundsezon: këtë verë na “mbytën” italianët…
Turizëm

Të dhënat në fundsezon: këtë verë na “mbytën” italianët…

3 Tetor, 2023
Një paralajmërim kryeministror për hotelet në bregdet
Ekonomi

Një paralajmërim kryeministror për hotelet në bregdet

3 Tetor, 2023
Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij
Sociale

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij

30 Shtator, 2023
Transplanti i dytë i zemrës nga derri te njeriu
Shoqëri

Transplanti i dytë i zemrës nga derri te njeriu

27 Shtator, 2023
Krahasimi denoncues: Të gjithë te Beleri, pakkush te Dritan Goxhaj
Shoqëri

Krahasimi denoncues: Të gjithë te Beleri, pakkush te Dritan Goxhaj

27 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.