Jo në rrugë nacionale por në rurale. Në këto të fundit janë zënë së fundi disa persona nga Policia e Gjirokastrës, të cilët bënin atë çfarë është kthyer në fenomen asaj zone: biznes me emigrantë.
“Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit”, thuhet nga Policia, duke vijuar më tej në njoftim:
“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes DVKM Gjirokastër, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihen në pranga dy shtetas, që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Sekuestrohen dy automjete dhe dy aparat celular.
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit S. G., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe E. B., 44 vjeç, banues në Tepelenë.
Shtetasit S. G. dhe E. B., u kapën në aksin rrugor Pogon-Zagorie, duke transportuar me automjetet tip Suzuki dhe Mitsubishi(me karroceri), 21 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit”. /sarandacity.al/
714107 549331This is such an excellent post, and was thinking much the same myself. Yet another wonderful update. 436147
761191 849328An attention-grabbing dialogue is value comment. Im positive that its much better to write on this topic, towards the often be a taboo subject but typically persons are not sufficient to speak on such topics. To another location. Cheers 842771
kubet – đỉnh cao giải trí, uy tín số 1, nơi mỗi khoảnh khắc trải nghiệm đều trở nên bùng nổ! Chơi cực đã, thắng cực chất. Bứt phá mọi giới hạn, chơi là phải thắng, đỉnh là KUBET!