Shtetasi Gazmend Gega, në lokal-restorantin e së cilit ndodhi një përplasje me policinë mbrëmjen e kësaj të shtune, dha versionin e tij për Sarandacity mbi atë që ndodhi.
Kryekamarieri i tij u shoqërua për në polici pas përplasjes me një efektiv. Gega pretendon se policia, në vend që të ketë ndjeshmëri ndaj biznesit të turizmit, gati ushtron terror mbi këtë binzes, i cili pret të punojë për të nxjerrë investimin e bërë.
Tjetër pretendim është paqartësia mbi kohët e kufizimeve tashmë që po troket sezoni. /sarandacity.al/
https://youtu.be/KEBA9VylDQY