Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Blogeri gjerman: Shqipëria me shumë bukuri për të ofruar, Ksamili një mrekulli

by PorositWeb
21 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është një nga parajsat e fundit në Europë, sipas blogerit të njohur të udhëtimeve turistike, Christian Hütwohl, i cili ka udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri dhe ka realizuar për këtë qëllim edhe një seri videosh, të klikuara qindra mijëra herë.

”Kemi dy muaj që udhëtojmë nëpër rrugët e Shqipërisë. Deri më tani kemi bërë 2 500 kilometra dhe kemi realizuar 9 video të udhëtimit tonë”, shkruan Christian Hütwohl.

Pasi rendit 10 vendet më të bukura, ai thekson se ”Shqipëria ka shumë bukuri për të ofruar”.

“Ksamili, një destinacion pushimesh në jug të Shqipërisë, me gjire të bukura dhe ujëra të bruzta. Do të na kishte pëlqyer të qëndronim më gjatë atje. Ky është Kanioni i Osumit, me urën e tij të ndryshkur, që nuk deshëm ta kalonim me makinën tonë. Ky kanion mbresëlënës është pjesë e kanioneve më të mëdha të Europës.

Ia vlen të kthesh rrugë për të vizituar lagunën e Patokut, për të parë shtëpitë palafite dhe për të frekuentuar restorantet e këndshme të peshkut.

Kemi qenë katër herë te agroturizmi ‘Mrizi i Zanave’ gjatë rrugës sonë veri-jug përmes Shqipërisë. Ne e rekomandojmë shumë qëndrimin një ose dy ditë në këtë vend, për të shijuar gatimet tradicionale të vendit.

Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarit në destinacione të caktuar, por edhe thjesht me të udhëtuarit nëpër këtë vend. Shqipëria ofron shumë rrugë panoramike.

Megjithatë, rrugët e Shqipërisë kanë edhe sfidat e tyre, me korsitë apo shtigjet e ngushta apo në rërë.

Është gjithmonë interesante të zbulosh vende të mrekullueshme. Në Shqipëri gjen gjithmonë të tilla vende fantastike. Ajo është një nga parajsat e fundit në Europë, ku mund të ngresh kampin në mes të natyrës së egër.

Gjithashtu, është po aq interesante të takosh gjatë rrugës edhe të tjerë udhëtarë me të njëjtin mendim, të udhëtosh me ta për njëfarë kohe, gjë që na sjell në mendje kujtime të bukura”, përfundon ai. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Një telefonatë në Kapitenerinë e Sarandës: ku është Bova sinjalizuese?

Next Post

Ç’e solli në Sarandë këtë ish-banore të këtij qyteti?

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Tjetër tunel “me nam” në rrugët shqiptare, hapja provokon përlotje qeveritare
Turizëm

Tjetër tunel “me nam” në rrugët shqiptare, hapja provokon përlotje qeveritare

31 Janar, 2023
Turizmi në udhëkryq, para një viti sfidues
Turizëm

Turizmi në udhëkryq, para një viti sfidues

21 Janar, 2023
INSTAT: Fluksi i turistëve, rritje edhe në nëntor 2022
Turizëm

INSTAT: Fluksi i turistëve, rritje edhe në nëntor 2022

19 Janar, 2023
Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix

19 Janar, 2023
Orient Express Silenseas: treni legjendar, si anija me vela më e madhe në botë
Turizëm

Orient Express Silenseas: treni legjendar, si anija me vela më e madhe në botë

14 Janar, 2023
Shqipëria në BBC World News: nga antikteti e deri sot
Turizëm

Shqipëria në BBC World News: nga antikteti e deri sot

14 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.